Konjufca shkruan për takimin që pati me ministrin francez: Do të vazhdojmë ta thellojmë këtë partneritet

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka shkruar në lidhje me takimin me Ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.
Ai ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Francës ka rrënjë të thella dhe një domethënie të veçantë për vendin tonë.
“Në periudhat vendimtare të historisë sonë Franca ka qëndruar përkrah Kosovës dhe popullit tonë, duke mbështetur lirinë, shtetndërtimin, konsolidimin demokratik dhe perspektivën tonë evropiane. Kjo mbështetje, e dëshmuar në momentet më përcaktuese për vendin tonë, zë një vend të veçantë në kujtesën politike dhe historike të Republikës së Kosovës, për të cilën mbetemi thellësisht mirënjohës”, ka shtuar Konjufca.
Ai ka thënë se sot, kjo miqësinë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një partneritet të gjerë, konkret dhe të orientuar drejt së ardhmes.



