Show biz

Georgina Rodriguez ndez thashethemet për fejesë me një postim të vetëm: A i propozoi Ronaldo?

Ka mjaftuar një postim i vetëm nga Georgina Rodriguez për të ndezur zërat se ajo mund të jetë fejuar me Cristiano Ronaldon. Partnerja e yllit të njohur të futbollit publikoi më 15 prill një fotografi në Instagram, ku shfaqet me një unazë të madhe me gur të çmuar në dorë – detaj që ka ngritur dyshimet se Ronaldo më në fund i ka propozuar për martesë.

Në reality show-n e saj “I Am Georgina”, ajo kishte rrëfyer se miqtë e saj shpesh e ngacmojnë për martesën e shumëpritur:
“Ata gjithmonë tallen për martesën. Kur është dasma? Që kur doli kënga e Jennifer Lopez ‘The Ring Or When’, ata më kanë kënduar gjatë gjithë kohës. Dhe kjo nuk varet nga unë,” u shpreh ajo.

Megjithëse çifti nuk është ende i martuar, Ronaldo i referohet shpesh Georginës si “gruaja” e tij. Në dhjetor, gjatë ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards 2024 në Dubai, ai u shpreh:
“Është një gëzim i madh të fitosh këtë trofe. Djali im i madh është këtu, gruaja ime, Georgina Rodriguez, është këtu.”

A është ky postimi që konfirmon fejesën apo vetëm një detaj i pavetëdijshëm që ndezi thashethemet? Fansat presin me padurim konfirmimin zyrtar nga çifti.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button