Lekaj vlerëson lart kontributin e Haradinajt: U munduan të zhdukin politikisht, por qëndrove i pathyer

Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka vlerësuar lartë kontributin e ish-liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në luftë dhe në paqe.
Ai ka bërë me dije se në zgjedhjet e fundit u munduan ta zhdukin politikisht me sulme e shpifje, por nuk ia dolën.
Në profilin e tij në Facebook, Lekaj ka shkruar edhe për kryetarin e ri të AAK-së.
“U munduan ta zhdukin politikisht me sulme, shpifje e fyerje që vështirë se mund t’i imagjinojë njeriu. Por qëndrove i pathyer, ashtu si në luftë, edhe në politikë, gjithmonë në shërbim të atdheut. Ramush, përjetësisht falënderues për qëndrueshmërinë, guximin dhe për faktin që mbetesh forca kryesore e Aleancës dhe një zë i fuqishëm i Kosovës. Faleminderim i veçantë për qytetarët që të besuan, për kryetarin Ardian Gjinin,strukturat e Aleancës që nuk u ndalën asnjëherë dhe për komunitetin intelektual që pa hezitim e mbështeti vizionin tënd. Bashkë kemi kaluar shumë sfida dhe bashkë do të vazhdojmë, gjithmonë në shërbim të atdheut. Përjetësisht bashkë për Kosovën!”, ka shkruara ia.



