Kosova
E theri me thikë një burrë në Prishtinë, arresohet e dyshuara

Një grua është arrestuar pasditen e djeshme në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar një burrë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, e dyshuara e ka sulmuar viktimën me thikë, ndërsa i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin, e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor në spitalin psikiatrik dhe më pas, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.



