Kosova

Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, flasin për bashkëpunimin në sport

Ushtarët amerikanë të misionit të NATO-s në Kosovë, të mërkurën kanë takuar përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

KFOR-i ka njoftuar se gjatë këtij takimi, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sportit dhe aktiviteteve me interes të ndërsjellë.

Në njoftim thuhet se pjesëmarrësit theksuan rolin e sportit si një urë midis njerëzve dhe si një mjet i fuqishëm për promovimin e vlerave pozitive, bashkëpunimit dhe zhvillimit të të rinjve.

Sipas njoftimit, edhe njëherë është riafirmuar angazhimi i vazhdueshëm i KFOR-it me institucionet dhe partnerët vendës në kontributin për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button