Bota

Irani pretendon se ka bllokuar dy anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Forcat Detare të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit thanë të mërkurën se kanë sekuestruar dy anije mallrash, MSC Francesca dhe Epaminondas, pasi sipas tyre ato tentuan të lundronin “pa lejet e nevojshme”, sipas The New York Times.

Sipas deklaratës së shpërndarë nga agjencia iraniane Tasnim, e cila është e afërt me Gardën Revolucionare, marina e IRGC-së po i drejton të dyja anijet drejt bregdetit iranian.

“Prishja e rendit dhe sigurisë në Ngushticën e Hormuzit është vija jonë e kuqe,” thuhet në deklaratën e cituar nga mediat iraniane, sipas The Times.

Më herët gjatë së mërkurës, disa agjenci iraniane të lajmeve raportuan se Garda Revolucionare kishte shënjestruar dhe “imobilizuar” dy anijet në fjalë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button