Kosova
Abdixhiku para takimit me Kurtin për çështjen e Presidentit: Deklarohem pas pak

“Deklarohem pas takimit”, kështu u përgjigj kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi u pyet nga gazetarët a është optimist për marrëveshje me Albin Kurtin.
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku janë në takim për të çështjen e Presidentit.
Kurti sot ka deklaruar se “zgjedhjet nuk janë opsion dhe duhet të gjendet një zgjidhje”.
Kanë mbetur edhe 8 ditë para se të skadojë afati kushtetues për çështjen e Presidentit, ku nëse nuk zgjidhet vendi shkon automatikisht në zgjedhje.



