Bota
Gjermania shqyrton dërgimin e forcave detare në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania po shqyrton mundësinë e përfshirjes në një mision ushtarak për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
Sipas raportimeve, kancelari Friedrich Merz pritet të paraqesë një propozim për dërgimin e anijeve për pastrimin e minave, një anije shoqëruese dhe avionë zbulimi.
Misioni do të fokusohet në sigurinë detare dhe mbikëqyrjen e zonës, ndërsa vendimi final pritet pas konsultimeve ndërkombëtare.



