Kosova
Kuvendi nesër me seancë solemne për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë solemne në shënim të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës.
Seanca siç thuhet në komunikatën për media, është paraparë të nisë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit.
Në rend dite është pika kushtuar kësaj dite përkujtimore, e cila shënohet nën moton “Ma kthe dritën”, duke nderuar dhe kujtuar të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.



