Kosova

Tre persona ndalohen për lëndim të lehtë trupor në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona me inicialet B.S., V.S. dhe S.S. janë ndaluar më 12 prill 2026, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas informacioneve fillestare, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Vragoli, në Fushë Kosovë, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale situata ka eskaluar në përleshje fizike. Gjatë incidentit janë përdorur mjete të rrezikshme si thika dhe shkopinj druri, duke lënë disa persona të lënduar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button