Kosova

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në proceset zgjedhore, duke theksuar se vendi mund të konsiderohej ndër kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës është në përputhje të lartë me standardet evropiane.

“Kosova është një vend që ka një kushtetutë shumë të afërt me kushtetutat evropiane. Është një vend që ka dhënë shembull se si organizohen zgjedhjet në rajon, dhe edhe aty ku ka pasur dyshime, janë bërë rinumërime të rregullta. Disa vende të rajonit mund të mësojnë nga ky shembull”, ka thënë Waitz.

Duke folur për luftën kundër korrupsionit, ai theksoi se Kosova është në rrugë të mirë, por procesi mbetet sfidues.

“Kosova është në një rrugë të mirë sa i përket luftës kundër korrupsionit. Megjithatë, kjo është një betejë e vazhdueshme, siç ndodh edhe në të gjitha shtetet tona anëtare”, u shpreh ai.

Sipas eurodeputetit, nëse Kosova do të trajtohej si një aplikante e zakonshme për anëtarësim në BE, ajo do të renditej ndër vendet më të avancuara.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button