Kosova
Thaçi për procesin në Hagë: Nuk duhet të përdoren provat e fabrikuara gjatë regjimit të Millosheviqit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se provat e fabrikuara gjatë regjimit të kriminelit Slobodan Millosheviq, nuk duhet të përdoren në procesin e Hagës.
Ai në një intervistë në FAZ, u shpreh se ky proces nuk duhet të përdoret për të rishkruar historinë.
“Kjo është një shqetësim i ligjshëm. Ngjarjet e viteve ’90 janë të dokumentuara mirë. Nuk është çështje interpretimi, por faktesh të regjistruara nga organizata ndërkombëtare dhe dëshmitarë. Provat e fabrikuara gjatë regjimit të Millosheviqit nuk duhet të përdoren. Ky proces nuk duhet të përdoret për të rishkruar historinë apo për të minimizuar vuajtjen reale të popullit”, ka thënë ai.



