Kosova

VV-ja dështon të fusë në rend dite projektligjet për çmimet tavan dhe sigurimet shëndetësore

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur t’i fusë në rend të ditës për seancën e sotme disa projektligje të propozuara, përfshirë atë për masat e përkohshme mbi çmimet tavan dhe sigurimet e detyrueshme shëndetësore.

Kërkesa e grupit parlamentar të VV-së për procedim të përshpejtuar nuk mori mbështetjen e nevojshme në Kuvend, duke dështuar të kalojë në votim.

Kundër përfshirjes së tyre në rend dite u deklaruan edhe partitë opozitare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button