KosovaKryesore

Abdixhiku: 18 vjet Kushtetutë, kujtesë e sakrificës dhe vendosmërisë së popullit

Me rastin e 18 vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kjo ditë duhet të shërbejë si frymëzim për të vazhduar angazhimin e secilit për një vend demokratik, të zhvilluar dhe euroatlantik.

Përmes një mesazhi publik, ai thekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vetëm akti më i lartë juridik, por është udhërrëfyesi ynë në rrugën e shtetndërtimit, në përforcimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“E po ashtu është zotimi ynë kolektiv për një të ardhme më të mirë, për një shtet të drejtë e të barabartë për të gjithë.  Në këtë 18 vjetor, ne kujtojmë me mirënjohje të thellë sakrificën dhe vendosmërinë e popullit tonë që i hapi rrugë krijimit të këtij dokumenti historik, si dhe të gjithë qytetarëve tanë që me përkushtim punuan dhe kontribuuan në ndërtimin e institucioneve dhe forcimin e shtetit tonë, mbi vlerat demokratike. Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për të vazhduar angazhimin tonë për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe euroatlantike. Urime, Dita e Kushtetutës”, ka shkruar kreu i LDK-së

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button