Kosova
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të narkotikëve

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti për caktimin e paraburgimit ndaj L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore gjatë ditës së sotme, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të pandehurit L.K. t’i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 5 prill, dhe do të zgjasë deri më 5 maj.
“Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë”, thuhet në njoftim



