Kosova

Prishtinë, thirrje për pjesëmarrje në konferencë shkencore ndërkombëtare

Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës (SHSHKos) ka hapur thirrjen për punime për Konferencën e Parë Ndërkombëtare Ndërdisiplinore, e cila do të mbahet më 4 dhe 5 qershor 2026 në Prishtinë, në ambientet e Ish Rilindjes – Qeverisë së Kosovës.

Organizatorët ftojnë studiues, profesorë dhe profesionistë nga vendi dhe jashtë vendit të paraqesin punimet e tyre në disa fusha kryesore, përfshirë shkencën, teknologjinë, ekonominë, qeverisjen dhe zhvillimin social.

Sipas njoftimit, afatet për aplikim janë të përcaktuara qartë. Dorëzimi i abstrakteve duhet të bëhet deri më 15 prill 2026, ndërsa përgjigjet për pranimin e tyre do të publikohen më 20 prill. Afati për dorëzimin e punimeve të plota është 30 prill 2026.

Punimet e pranuara do të publikohen në përmbledhjen zyrtare të konferencës me ISBN, me mundësi shtesë për publikim në revista ndërkombëtare.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare www.shshkos-ks.org ose përmes emailit [email protected].

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button