Kosova

I mituri lëndohet nga shpërthimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Një i mitur ka mbetur i lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer pasditen e së dielës në Skenderaj, ku dyshohet se kanë shpërthyer dy bombola gazi.

Sipas raportit 24-orësh, viktima është dërguar për trajtim në QKUK dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është liruar në shtëpi.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë PK.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button