LajmeRajoni

Rama për integrimin e Shqipërisë në BE: Vendit më në fund po I buzëqesh fati

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për perspektivat e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian gjatë një takimi me qytetarët në Njësinë 14 në Tiranë.

Rama u shpreh se shqiptarëve për herë të parë u buzëqesh fati, duke theksuar se të gjitha fuqitë e mëdha janë me vendin tonë dhe se mundësia për të bërë pjesë të klubit europian është konkrete dhe e pazakontë.

“Gjithmonë thoja do vijë dita kur të kemi mundësi. Nuk mund të bëjmë aventurë apo piramidë. Arritëm në ditën kur mund të bënim rritjen. Na janë rritur mundësitë sepse është rritur ekonomia,” tha ai, duke iu përgjigjur kritikave mbi korrupsionin dhe duke nënvizuar rëndësinë e rolit të grave në politikë dhe administratë.

Kryeministri shtoi se çdo kryetar organizate duhet të jetë i vetëdijshëm për çështje më të gjera sesa ato personale dhe se momenti aktual për Shqipërinë është historik.

“Është hera e parë që shqiptarëve u buzëqesh fati. Asnjëherë nuk kemi pasur kaq konkrete mundësi për t’u bërë pjesë e klubit europian. Është derë që mund të mbyllet dhe nuk mund të humbet për asgjë në botë. Luftë politike ka edhe në shumë vende të tjera, por ne këtë fat nuk mund ta dëmtojmë,” tha Rama, duke i bërë thirrje bashkëqytetarëve dhe politikanëve për përgjegjësi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button