Rajoni

Kallas: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund mbikëqyrjes ndërkombëtare në Bosnje, por pas forcimit të kapaciteteve vendore

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, deklaroi gjatë një vizite zyrtare në Sarajevë se ka ardhur koha që mbikëqyrja ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë të përfundojë, por theksoi se kjo mund të ndodhë vetëm kur vendi të ketë ndërtuar kapacitete të plota për vendimmarrje të pavarur.

Gjatë vizitës së saj të hënën, Kallas u ndal edhe në kampin Butmir, pranë Sarajevës, ku ndodhen pjesëtarët e Misionit të Bashkimit Evropian për Paqe (EUFOR).

Ajo vlerësoi rolin e këtij misioni në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend.

EUFOR-i ka mandat për të përdorur forcën në rast se kërcënohet mjedisi i sigurt dhe i qëndrueshëm, apo nëse strukturat e sigurisë rrezikojnë të shemben.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike në Republikën Sërpska, Kallas tha se ato duhet të shihen si një mundësi për të qetësuar tensionet dhe për të forcuar besimin në institucionet vendore, raporton REL.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë mënyra më e mirë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek autoritetet lokale. Qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës meritojnë stabilitet dhe një mundësi për të marrë frymë lirshëm,” tha Kallas.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button