Kosova
S’ka seanca këtë javë në Speciale, u anuluan për shkak të Hillit

Këtë javë nuk do të zhvillohen seancat e planifikuara në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Anulimi i sesioneve është bërë edhe zyrtarisht dhe krejt për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.
I njëjti, së bashku me një dëshmitar tjetër paraprakisht, të thirrur nga ish-presidenti Hashim Thaçi, pritet të dëshmojnë në javën që nis më 10 nëntor.




