Kosova

Kurti: Zahir Pajaziti mbetet frymëzim për ushtrinë e vendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i Zahir Pajazitit, në shënimin e ditëlindjes së tij.

Kurti thotë se Pajaziti është emri i cili kujtohet e nderohet nga populli mbarë dhe frymëzim për ushtrinë e Kosovës.

“Zahir Pajaziti është emri i cili kujtohet e nderohet nga populli mbarë. Ai është frymëzim për ushtrinë e Kosovës, për forcat tona të sigurisë, për të gjithë ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, të cilët e mbrojnë integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, gjithandej Kosovës tërë kohën. Lavdi Zahir Pajazitit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!”, ka shkruar Kurti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button