Kosova
Kryesore

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve pas incidentit në Klinë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, pas një incidenti të ndodhur në fshatin Rigjevë të Komunës së Klinës.

Sipas komunikatës për media, hetuesit e IPK-së kanë filluar veprimet hetimore në bazë të autorizimeve ligjore, pasi incidenti është raportuar të ketë ndodhur dje në një lokal të këtij fshati.

Nga hetimet e para dyshohet se dy prej zyrtarëve policorë kanë shtënë me armë, e cila dyshohet të mos ketë qenë armë zyrtare. Për këtë arsye, të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Përdorim i armës”.

Ndërkaq, IPK ka rekomanduar suspendimin edhe të një rreshteri policor nga Stacioni Policor i Klinës, i cili është pronar i lokalit ku ndodhi incidenti. Ai dyshohet se ka penguar hetimin zyrtar të IPK-së, duke ndikuar në zhvillimin e procedurave dhe mbledhjen e provave në vendngjarje. Për këtë arsye, ai është i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas veprës penale”.

IPK ka bërë të ditur se në koordinim me Prokurorinë kompetente do të ndërmerren veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button