Kosova

Robert Bosch: Mungesa e institucioneve të reja ka dëmtuar imazhin e Kosovës – të gjitha partitë janë fajtore

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj vonesave të gjata në formimin e institucioneve të reja, ndonëse kanë kaluar tashmë tetë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në shkurt.

Në një intervistë për Indeksonline, Bosch ka deklaruar se mungesa e një Qeverie të re për kaq kohë ka ndikuar negativisht në imazhin ndërkombëtar të Kosovës, ndërsa ka theksuar se për këtë situatë përgjegjësinë e mbajnë të gjitha partitë politike.

“Ritmi i ngadaltë i formimit të qeverisë ka dëmtuar gjithashtu imazhin e Kosovës, por të gjitha partitë politike duhet të fajësohen. Kur nuk ka një mazhorancë të dukshme, duhen bërë kompromise”, – ka thënë Bosch.

Ai ka shtuar se në rastet kur nuk ekziston një shumicë e qartë për krijimin e qeverisë, palët politike duhet të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim dhe kompromis në të mirë të vendit.

Në këtë intervistë, ish-ambasadori Bosch ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë–Serbi, duke kritikuar Bashkimin Evropian për qasjen e tij ndaj Serbisë, që sipas tij, shpesh ka qenë e njëanshme dhe jo e balancuar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button