Kosova

Dhoma e Tregtisë: Nuk është marrë vendim për pagën minimale, kërkohet analizë e thelluar para çdo rritjeje

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka reaguar pas takimit të thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, duke sqaruar se nuk është marrë asnjë vendim për nivelin e ri të pagës minimale.

“Në këtë takim nuk është marrë asnjë vendim. Takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje”, thuhet në komunikatën e Dhomës.

Nga kjo organizatë theksohet se ajo nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por theksohet se një vendim i tillë duhet të merret vetëm kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe të qëndrueshme, si dhe pas një analize të thelluar të gjendjes ekonomike.
DhTIK ka kërkuar që propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo nga Ministria e Financave, duke paralajmëruar se “marrja e vendimeve ad-hoc vetëm sa do ta vështirësojë situatën ekonomike, dhe më të dëmtuarit do të jenë qytetarët”.

Ndërkaq, Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat pas takimit me ministrin Hekuran Murati kishte deklaruar se palët janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button