Bota

Kufiri midis Gjenevës dhe Francës do të ndryshojë

Pjesërisht për shkak të punimeve ndërtimore, kufijtë do të zhvendosen në tre zona, por territoret e shkëmbyera do të mbeten të njëjta.

Të martën, Zvicra dhe Franca nënshkruan tre marrëveshje në Bernë në lidhje me korrigjimin e kufirit kombëtar midis kantonit të Gjenevës dhe departamentit të Haute-Savoie, përcjell albinfo.ch.

 

Rregullimet kanë të bëjnë me sektorët Hermance dhe Foron, si dhe zonën kufitare të Perly-Certoux dhe Bardonnex.

 

Për më tepër, si pjesë e ndërtimit të një linje të re ndërkufitare tramvaji midis komunës zvicerane të Perly-Certoux dhe komunës franceze të Saint-Julien-en-Genevois, është e nevojshme edhe një përshtatje e kufirit shtetëror.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button