Kosova

KQZ cakton kufirin e shpenzimeve për balotazhin e 9 nëntorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës nën kryesimin e kryetarit Kreshnik Radoniqi, ku është marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që garojnë në balotazh do të nisë më 3 nëntor dhe do të përfundojë më 9 nëntor, në orën 06:59.

Kufiri i sipërm i shpenzimeve të fushatës është caktuar në shumën prej 2 milionë e 633 mijë e 344 euro, bazuar në listën e votuesve brenda vendit për raundin e dytë, që përmban 1 milion e 316 mijë e 672 votues. Kjo do të thotë se çdo subjekt politik mund të shpenzojë deri në 2 euro për çdo votues të regjistruar.

KQZ ka theksuar se subjektet politike nuk mund të tejkalojnë këtë vlerë të përcaktuar të shpenzimeve në komunat ku garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button