Kosova

Rama: Qeverisja dhe transformimi digjital i Shqipërisë, pjesë e dialogut global mbi të ardhmen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku po merr pjesë në “Berlin Global Dialogue”, një forum ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman. Përmes një fotoalbumi të ndarë në rrjetet sociale, Rama bëri me dije se gjatë punimeve të forumit ka folur për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian, qeverisjen moderne dhe transformimin digjital të vendit.

“Takime, ide, diskutime dhe intervista mbi rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, qeverisjen dhe transformimin digjital, si pjesë e një dialogu global mbi të ardhmen e ekonomive, institucioneve dhe demokracive në kohë ndryshimesh të mëdha”, u shpreh Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button