Kosova

Çrregullime në furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas për shkak të turbullirës në kanalin Ibër-Lepenc

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër-Lepencit, si pasojë e punimeve teknike, ka pasur çrregullime në furnizimin me ujë në disa zona të Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit, vështirësi të ngjashme janë regjistruar edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit.

“Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit (si shkak i punimeve teknike), herë pas here po kemi problem në ITU Shkabaj. Si rezultat, është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës. Gjithashtu, kjo gjendje po ndikon edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit. Gjendja është duke u stabilizuar,” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Ndërkohë, kompania ka bërë të ditur se në ITU Albanik dhe Badoc po punohet me kapacitete maksimale për të rikthyer normalitetin në furnizimin me ujë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button