Kosova

Safet Gërxhaliu: Agjenda politike po e ngufat ekonominë, Kosova ka humbur mbi 580 milionë euro fonde ndërkombëtare

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka paralajmëruar për pasojat e rënda që po i shkakton vendit bllokada politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se mungesa e formimit të qeverisë së re po ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e Kosovës.

Sipas tij, për shkak të situatës aktuale, Kosova nuk është përfshirë në ndarjen e fondeve të destinuara për Ballkanin Perëndimor, me një vlerë totale prej rreth 880 milionë eurosh, ndërsa 613 milionë euro projekte janë pezulluar.

“Sa negative ka qenë situata, tregon fakti që Kosova nuk është pjesë e fondeve për rajonin. Këto fonde janë goditur në vetë thelbin e sektorëve vitalë të ekonomisë së shtetit, por edhe të vetë ekonomisë së Kosovës,” tha Gërxhaliu.

Ai shtoi se vendi ka humbur rreth 580 milionë euro nga fondet IPA 2 dhe IPA 3, të cilat ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe institucional të shteteve të rajonit.

Sipas Gërxhaliut, më të prekurat janë tri fusha kryesore:

Mjedisi, me humbje prej rreth 350 milionë euro,

Energjia, me humbje prej 114 milionë euro,

Kultura, me rreth 15 milionë euro fonde të munguara.

“Agjenda politike është bërë më e fortë se interesi ekonomik dhe kjo po e ngufat zhvillimin e vendit,” përfundoi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button