Kosova

Ballkanasit takojnë Mbretin, Mickoski publikon fotografi ku shihen edhe Kurti e Rama

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka publikuar fotografi nga takimi me mbretin Charles III gjatë Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër.

Në fotografi shihen kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic dhe ai i Serbisë Gjuro Macut.

Me të, Mickoski thotë se ka biseduar për miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, “stabilitetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës, fusha të cilave Mbreti i ka kushtuar vëmendje të madhe për vite me radhë.”

“Ky takim është një njohje dhe respekt, por edhe një nxitje për të vazhduar në rrugën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe partneritetit. Në kuadër të Procesit të Berlinit të organizuar nga Kryeministri Keir Starmer, kam pasur disa takime që synojnë bashkëpunimin strategjik ekonomik dhe infrastrukturor me Mbretërinë e Bashkuar.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button