Kosova

BE shpërblen Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi – Kosova mbetet jashtë për shkak të ngërçit politik

Komisioni Evropian ka miratuar pagesat e reja për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në kuadër të Paketës së Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke i shpërblyer këto vende me transaksionet e dyta të mbështetjes financiare.

Ndërkohë, Kosova ka mbetur jashtë listës së përfituesve, pavarësisht se kishte qenë ndër të parat që kishte përmbushur kushtet teknike dhe kishte miratuar agjendën e reformave.

Burime të Bashkimit Evropian kanë konfirmuar për FrontOnline se arsyeja kryesore e vonesës lidhet me mosfunksionimin e institucioneve shtetërore dhe mungesën e Kuvendit për të ratifikuar Marrëveshjen e Lehtësimit me BE-në.

“Ky vendim nuk e mbulonte Kosovën, pasi Kosova nuk e ka dorëzuar zyrtarisht raportimin e saj. Mungesa e raportimit formal është pasojë e mosratifikimit të Marrëveshjes së Lehtësimit”, ka deklaruar një zyrtar i BE-së.

Megjithatë, Bashkimi Evropian ka theksuar se fondet për Kosovën janë të gatshme dhe mund të aktivizohen menjëherë sapo të zgjidhet ngërçi politik. Po ashtu, BE ka inkurajuar Kosovën të ndjekë shembullin e shteteve fqinje që kanë përmbushur me sukses procedurat e nevojshme për të përfituar nga kjo paketë mbështetëse.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button