Rajoni
Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut: VLEN kryeson në shumicën e komunave shqiptare

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre pritet të zhvillohet balotazh.
Sipas rezultateve të para, koalicioni VLEN ka siguruar fitore të rëndësishme në disa komuna që në raundin e parë, ndërsa koalicioni AKI, i udhëhequr nga BDI, ka fituar në disa të tjera pa balotazh.
Fitoret e VLEN-it në rrethin e parë:
- Çair: Izet Mexhiti
- Haraçinë: Daut Beqiri
- Tearcë: Daut Memishi
- Saraj: Muhamed Elmazi
Fitoret e AKI-së (BDI-së):
- Likovë: Erkan Arifi
- Pllasnicë dhe Çashkë – fitore pa balotazh
Rezultatet e para në komunat kryesore:
- Tetovë: Bilall Kasami kryeson, shkon në balotazh me Bajram Rexhepin
- Bogovinë: Feti Abazi (VLEN) fitues
- Bërvenicë: Haqim Ramadani (VLEN) në rreth të dytë me Jovica Ilievskin (OBRM-PDUKM)
- Vrapçisht: zgjedhjet dështojnë për shkak të mosarritjes së censusit
- Gostivar: Valbon Limani (AKI) fitues
- Dibër: prinë Fisnik Mela (VLEN)
- Zhelinë: Blerim Sejdiu (VLEN) fitues
- Kërçovë: Aleksandar Jovanovski (OBRM-PDUKM) në balotazh me Fatmir Deharin (AKI)
- Strugë: Mendi Qyra në balotazh me Arsim Dalipin (AKI)
- Studeniçan: Azem Sadiku (i pavarur) në rreth të dytë me Ejup Abazin (BDI)
Këto janë rezultatet paraprake të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe të konfirmuara pjesërisht nga vetë partitë politike.



