Numërohet gjysma e votave për Asamblenë e Prishtinës: LDK prin, pas saj PDK dhe VV

Procesi i numërimit të votave për kandidatët e Kuvendit Komunal të Prishtinës ka arritur në rreth 50 për qind të votave. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në webfaqen zyrtare, aktualisht LDK po kryeson si partia e parë me 29.63% të votave. Pas saj renditen PDK me 22.26%, Lëvizja Vetëvendosje me 21.43% dhe AAK me 10.38%.
Nga lista e LDK-së, më të votuarit janë:
Përparim Rama – 13,061 vota
Bekim Gashi – 750 vota
Bujar Gashi – 634 vota
Milazim Vitija – 615 vota
Fadil Aliu – 428 vota
Në PDK, pesëshja më e votuar përbëhet nga:
Uran Ismaili – 9,815 vota
Agron Canolli – 490 vota
Leutrim Retkoceri – 406 vota
Besianë Musmurati – 405 vota
Ilirik Musliu – 382 vota
Ndërkohë, më të votuarit nga Lëvizja Vetëvendosje janë:
Mrika Limani Myrtaj – 9,446 vota
Gëzim Sveçla – 658 vota
Jeta Bujari – 508 vota
Feim Osmani – 411 vota
Berita Abazi Muhadri – 331 vota
Tek AAK, renditja udhëhiqet nga:
Bekë Berisha – 4,576 vota
Kreshnik Smajljaj – 351 vota
Yll Bogaj – 325 vota
Endrit Gashi – 315 vota
Burhan Pajaziti – 237 vota
Ndërkohë, në garën për kryetar të Prishtinës, do të ketë balotazh mes Përparim Ramës nga LDK dhe Hajrulla Çekut nga Vetëvendosje.



