Kosova
Kryesore

Verifikimi i votave për kryetarët e komunave po vazhdon, disa fitore të konfirmuara pa balotazh

Verifikimi i votave për kryetarët e komunave ka përfunduar në disa komuna të vogla, ndërsa në qendrat më të mëdha procesi po ecën më ngadalë.

Në Junik, pritet të ketë balotazh mes Ruzhdi Shehut (LDK) dhe Agron Kuçit (AAK). Në Han të Elezit, Mehmet Ballazhi (PDK) ka marrë 50.96% të votave përballë Rufki Sumës.

Në komunat me shumicë serbe, disa kandidatë kanë fituar pa balotazh:

Novobërdë: Sasha Millosheviq (Lista Serbe)

Zubin Potok: Milos Perovic (Lista Serbe) me 70.95%

Lista Serbe ka fituar gjithashtu pa balotazh në Zveçan, Ranillug dhe Partesh.

Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç (KDTP) ka fituar pa balotazh.

Sa i përket përqindjes së votave të verifikuara dhe rinumëruara në komunat e tjera:

Deçan: 70%, Gjakovë: 23.29%, Gllogoc: 34.25%, Gjilan: 26.32%, Dragash: 49.12%, Istog: 61.67%, Kaçanik: 22.73%, Klinë: 50%

Fushë Kosovë: 5.08%, Kamenicë: 43.14%, Mitrovicë e Jugut: 31.43%, Lipjan: 36.36%, Obiliq: 33.33%, Rahovec: 40.26%, Pejë: 17.14%, Podujevë: 18.58%, Skënderaj: 66.67%, Shtime: 75.76%, Suharekë: 42.53%, Ferizaj: 40.26%, Viti: 37.50%, Vushtrri: 38.14%, Malishevë: 18.92%

Në Prishtinë, janë verifikuar vetëm 9.33% e votave, ndërsa në Prizren vetëm 1.27%.

Në komunat me shumicë serbe:

Leposaviq: 64%, Shtërpcë: 94.12%, Graçanicë: 47.06%, Kllokot: 34.79%, Mitrovicë e Veriut: 59.39%.

Procesi i verifikimit të votave pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button