Kosova

Vucic: Dialogu me Kosovën mund të vazhdojë nëse të dyja palët janë konstruktive

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se në takimin që ka pasur sot në Beograd me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, kanë folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Vucic ka thënë se beson se do të jetë e mundur që procesi negociatave të vazhdojë me ton konstruktiv, megjithatë sipas tij “duhen dy vetë për të kërcyer tango”.

“Një pjesë e bisedës që nënkuptohet i referohet dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe besoj se do të jetë e mundur që ai të vazhdojë me një ton konstruktiv. Por duhen dy veta për të kërcyer tango”, ka thënë presidenti serb.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button