Kosova
Presidentja Osmani viziton Klinikën e Onkologjisë dhe dhuron proteza gjiri për gratë me kancer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me drejtoreshën e organizatës “Jeta Vita”, Nafije Latifi, vizituan të mërkurën Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Gjatë vizitës, presidentja Osmani dhuroi proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri, si shenjë mbështetjeje dhe për fuqizimin e grave që përballen me këtë sëmundje.
Për shkak të ndjeshmërisë së rasteve, mediat nuk u lejuan të marrin pamje brenda Klinikës. Pas përfundimit të vizitës, presidentja Osmani do të bëjë deklaratë për media.



