Kosova

Prishtinë: Policia shqipton mbi 300 gjoba në vetëm një javë për shkelje të rregullave të trafikut

Policia e Rajonit të Prishtinës ka intensifikuar kontrollet në komunikacionin rrugor, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë periudhës 6–14 tetor 2025, zyrtarët policorë të angazhuar në planet operative kanë shqiptuar gjithsej 316 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, si dhe kanë konfiskuar 15 patentë-shoferë.

Ndër shkeljet më të shpeshta të evidentuara janë:

Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit – 72 gjoba

Vendosja e xhamave të errët apo materialeve të paautorizuara – 31 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes – 13 gjoba

Si dhe shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt rrugor.

“Angazhimet e Policisë së Rajonit të Prishtinës për sigurinë dhe disiplinën në trafik do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe rajonit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button