Kosova

KQZ shpërndan materialin zgjedhor, Kosova nesër në zgjedhje lokale pa institucione të plota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot po bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 2025-s, të cilat do të mbahen nesër, më 12 tetor.

Gjatë ditëve të fundit, partitë politike kanë intensifikuar fushatën duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e tyre për komunat dhe asambletë lokale.

Këto zgjedhje vijnë pa hijen e bllokadës politike që u krijua pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit, pasi Kuvendi i Kosovës u shpall dje zyrtarisht i konstituuar nga kryeparlamentari Dimal Basha, me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë.

Megjithatë, procesi zgjedhor i nesërm e gjen Kosovën ende pa institucione të plota funksionale, në një kohë kur pritet që rezultatet e zgjedhjeve lokale të japin një pasqyrë më të qartë të disponimit politik të qytetarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button