Kosova
Ursula von der Leyen nis turneun ballkanik nga Tirana – vizitë edhe në Prishtinë më 15 tetor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë turneun e saj ballkanik në fillim të javës së ardhshme, ka konfirmuar Komisioni Evropian.
Vizita treditore në rajon do të fillojë të hënën, më 13 tetor, në Tiranë, ndërsa do të përfundojë të mërkurën, më 15 tetor, në Shkup.
Po të mërkurën, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Prishtinë, ku pritet të zhvillojë takime bilaterale me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Kjo është vizita e parë e presidentes së Komisionit Evropian në Ballkanin Perëndimor gjatë mandatit të saj të dytë, ndonëse ajo kishte vizituar gjashtë shtetet e rajonit saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë.



