Kosova

KMShK shqetësohet për mosakreditimin e disa mediave nga KQZ

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave gjatë zgjedhjeve të 12 tetorit.

Sipas KMShK-së, vendimi përfshin media në gjuhën shqipe dhe serbe, duke e cilësuar këtë akt si të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe për sigurimin e informimit të drejtë dhe transparent të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve.

“Këto media anëtare të KMShK-së i plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale”, thekson këshilli në reagimin e tij.

KMShK i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të shqyrtojë çështjen dhe të marrë vendim meritor, për të garantuar trajtim të barabartë për të gjitha mediat.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button