BE kërkon zgjedhje lokale të lira e pa ndërhyrje në Kosovë

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale në Kosovë të zhvillohen në mënyrë të lirë dhe pa asnjë ndërhyrje nga jashtë. Një zëdhënës i BE-së ka rikujtuar se gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në muajin shkurt, misioni vëzhgues evropian kishte konstatuar raste të ndërhyrjeve të jashtme.
“Presim nga të gjitha palët që të përmbahen nga veprime të tilla”, thuhet në reagimin e BE-së për RTK. Sipas tij, qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës lirshëm, pa presione apo manipulime nga faktorë të jashtëm.
Në përputhje me ftesën e presidentes Vjosa Osmani, BE-ja ka dërguar në Kosovë një mision ekspertësh zgjedhor, anëtarët e të cilit tashmë ndodhen në terren për të vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor.



