Kosova

Vjosa Osmani përshëndet arritjen e paqes mes Izraelit dhe Hamasit: “Të bekuar janë paqebërësit”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas njoftimit për arritjen e paqes mes Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar këtë si një “moment përcaktues për paqen që është vonuar shumë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka përgëzuar presidentin amerikan, Donald Trump, për nënshkrimin e fazës së parë të planit të paqes në Lindjen e Mesme, të bërë publik mbrëmë pas mesnate.

“Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shprehur mirënjohje edhe për ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke përmendur Katarin, Egjiptin dhe Turqinë për rolin e tyre në arritjen e marrëveshjes.

Në fund të reagimit, Osmani ka përsëritur thirrjen për paqe, duke e shoqëruar postimin me mesazhin: “Të bekuar janë paqebërësit.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button