Kosova

Rënie e vazhdueshme e numrit të nxënësve në shkollat fillore të Kosovës gjatë pesë viteve të fundit

Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit shkollor 2020/2021 në institucionet arsimore të vendit ishin regjistruar gjithsej 229 mijë e 664 nxënës.

Rënia ka vijuar çdo vit pasues:

Në vitin 2021/2022 janë regjistruar 224 mijë e 429 nxënës;

Në 2022/2023, numri ka rënë në 220 mijë e 578;

Ndërsa në 2023/2024, janë regjistruar 215 mijë e 431 nxënës.

Krahasuar me pesë vite më parë, sistemi arsimor i Kosovës ka humbur mbi 14 mijë nxënës, çka sipas ekspertëve lidhet me rënien e natalitetit, migrimin dhe zhvendosjen e familjeve jashtë vendit.

ASK pritet të publikojë së shpejti edhe të dhënat për vitin shkollor 2024/2025, të cilat do të tregojnë nëse trendi negativ do të vazhdojë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button