Kosova

Policia në Gjakovë sekuestron 5 kilogramë marihuanë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 5 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe ka arrestuar një person në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjakovë, pas pranimit të informacioneve për aktivitetin e dyshuar të një personi që merrej me blerje dhe shitje të substancave narkotike, janë ndërmarrë veprime të menjëhershme operative dhe hetimore që kanë çuar në arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit në pronën e të dyshuarit, me urdhër verbal të prokurorit kompetent, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

5043 gramë (5 kg e 43 gramë) marihuanë,

40 euro para të gatshme,

1 telefon mobil.

Pas konsultimeve me prokurorin e rastit, ndaj personit të dyshuar është iniciuar procedurë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button