Kosova

Edukatorja në Lipjan ndalohet nën dyshimin për lëndimin e një fëmije në çerdhe

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin e një edukatoreje nga Lipjani, e cila dyshohet se ka shkaktuar lëndim trupor tek një fëmijë në çerdhe.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë, Kaltrina Shala, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”. Ajo bëri të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë për shkak të veprës penale sipas nenit 185 të Kodit Penal të Kosovës (KPRK).

“Aktualisht prokurori i shtetit po trajton rastin dhe po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore,” tha Shala.

Edukatorja u arrestua të martën dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button