Kosova
Dogana e Kosovës kap sasi të madhe kolagjeni në Vermicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një ngarkesë të konsiderueshme pluhuri kolagjeni në pikën kufitare në Vermicë. Sipas njoftimit të Doganës, në automjetin e kontrolluar u gjetën 153 pako me kolagjen, secila prej 200 gramësh, pa asnjë faturë apo dokumentacion përcjellës.
“Gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është identifikuar një rast i tentativës për shmangie të obligimeve doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj personit të përfshirë është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.



