Kosova
Kryesore

Osmani pret në takim ministre nga Belgjika, Austria dhe Sllovenia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, si dhe Ministren e Azilit, Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt. Takimi është zhvilluar në objektin e Presidencës, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të tij.

Ndërkohë, mbrëmë Presidentja Osmani ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuese të larta nga Austria dhe Sllovenia. Ajo ka pritur Ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, si dhe Sekretaren Shtetërore për Çështjet Evropiane, të Drejtën Ndërkombëtare, Mbrojtjen e Interesave dhe Diplomacinë Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Neva Grashiq.

Takimet e Presidentes Osmani me përfaqësueset e vendeve mike vijnë në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button