Kosova

Objekt i dyshimtë i gjetur në Grejkoc, reagojnë autoritetet

Një banor i fshatit Grejkoc në Suharekë ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Rasti ka ndodhur të dielën, më 5 tetor 2025, rreth orës 12:33.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një granatë dore. Njësitë policore kanë siguruar menjëherë vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dalë në terren dhe ka tërhequr mjetin e pashpërthyer në mënyrë të sigurt.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe rasti është mbyllur pa incidente.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button