Kosova

Reshje të dendura bore pritet të përfshijnë Kosovën gjatë natës

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se gjatë natës së sotme dhe orëve të para të mëngjesit të së premtes, reshje të dendura bore do të përfshijnë vendin, duke përfshirë edhe zonat e ulëta.

Në disa pjesë të rrafshit të Kosovës, shtresa e borës mund të arrijë deri në 10 deri 15 centimetra. Megjithatë, gjatë ditës së premte parashikohet që intenziteti i reshjeve të dobësohet gradualisht, ndërsa me rritjen e temperaturave ato do të shndërrohen në shi apo sllotë.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të luhaten mes 2 dhe 5 gradëve. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fuqishme nga veriu, me shpejtësi 6–12 m/s, e në zonat malore, sidomos rreth Istogut, mund të arrijë deri në 25 m/s (90 km/h).

Të shtunën reshjet do të pushojnë, por vransirat do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë deri në 6–8 gradë Celsius. E diela do të sjellë intervale më të gjata me diell dhe temperatura deri në 13–15 gradë, por në mbrëmje pritet shtim i vransirave dhe gjatë orëve të hershme të së hënës mund të ketë reshje të dobëta shiu.

Nga e marta parashihet përmirësim i kushteve meteorologjike, me më shumë diell dhe temperatura në rritje deri në 15–17 gradë Celsius, ndërsa në pjesën e dytë të javës mund të rikthehen mbi 20 gradë Celsius. Erërat do të jenë kryesisht të lehta e mesatare nga veriu.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button