Kosova
Rritja e pagës mesatare në Kosovë, vetëm 5.6% reale në 10 vitet e fundit

Ekonomisti Imer Raçi ka analizuar zhvillimin e pagës mesatare në Kosovë në raport me inflacionin gjatë periudhës 2014–2024.
Sipas tij, edhe pse paga mesatare është rritur nga 403 euro në 639 euro, duke shënuar një rritje prej 38.68%, kjo nuk paraqet një rritje reale. Raçi thekson se inflacioni duhet të merret parasysh në çdo analizë të tillë, pasi ndryshimet e tij e zvogëlojnë fuqinë reale blerëse të pagës.
“Rritja reale e pagës që nga viti 2014 deri më sot është vetëm 5.60%,” ka shkruar ekonomisti.
Ai shton se pa llogaritjen e inflacionit, çdo rritje nominale e pagës mund të japë një pasqyrë të shtrembëruar për gjendjen ekonomike të qytetarëve.




